Gërvalla uron Irlandën që mori presidencën e Këshillit të Evropës, ka disa fjalë për anëtarësimin e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, ka uruar Irlandën në marrjen e Presidencës së Këshillit të Evropës.

Rreth kësaj, Gërvalla ka shtuar se mezi pret të vazhdojë dialogun për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, shkruan lajmi.net.

“I urojmë Irlandës një Presidencë të suksesshme të Këshillit të Evropës! Mezi presim të vazhdojmë dialogun tonë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës së Kosovës”, ka thënë Gërvalla.

Kujtojmë se Kosova javë me parë ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin e saj për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Qysh nga aplikimi, filloi të flitej për periudhën kohore që kërkohet në mënyrë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj, organizate. Rreth këtyre, Gërvalla kishte deklaruar se askush nuk mund ta dijë se sa zgjatë koha për anëtarësim.

Në këtë vijë, gjatë ditës së djeshme është njoftuar se aplikimi i Kosovës nuk është futur në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që u mbajt në Torino të Italisë.