Kryediplomatja

Gërvalla thotë se siguria e Kosovës po sfidohet nga Serbia e Rusia

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Serbia dhe Rusia janë sfidueset e sigurisë së Kosovës.

Në panelin e diskutimit në konferencën dyditore “Defence 24 Days”, Gërvalla ka theksuar rrezikun që vjen nga paralajmërimet për përshkallëzim.

Në konferencën dyditore “Defence 24 Days”, i kushtohet çështjeve që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë, sfidat dhe situatën aktuale dhe të ardhshme gjeopolitike, parandalimin dhe mbrojtjen në epokën e luftës.

Përveç Gërvallës pjesë e delegacionit nga Kosova janë edhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti dhe përfaqësues nga FSK-ja.