Donika Gërvalla

Gërvalla thotë se ka tre heronj në jetën e saj, nuk e përmend Adem Jasharin

Ministrja e jashtme Donika Gërvalla, thotë se në ‘rrugëtimin e saj politik’, kanë ndikim tri figura: Skënderbeu, Nënë Tereza dhe Ibrahim Rugova.

Këtë deklaratë, Gërvalla e tha në debatin me temën: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”.

“Kam tre heronj: secili prej tyre më bën që të mësoj diçka të re. Para se gjithash, kompasi im Gjergj Kastrioti Skënderbeu, roli i tij jo vetëm në histori, por edhe roli i tij se si janë shqiptarët sot.

Figura e dytë është Nëna Terezë, nuk mund të jesh shqiptar e të mos dish cka ka bërë ajo përmes një qasje të mirë dhe i treti është presidenti Ibrahim Rugova.

Nga të tre, ishin më me ndikim për mua, për angazhimin tim në politikë dhe si flas për çështje politike”, tha Gërvalla.

VIDEO BONUS: Konjfuca: Qeveria mund ta propozojë një darftstatut të Asociacionit