Giorgos Gerapetritis
Gërvalla takon kryediplomatin Gerapetritis: Greqia është aktor kryesor në rajonin tonë
Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz është takuar me kryediplomatin e ri grek, Giorgos Gerapetritis. Ministrja Gërvalla ka thënë se Greqia është një aktor kryesor në rajon me të cilën Kosova ndan një varg vlerash e qëllimesh.
Ajo ka thënë se me kreun e diplomacisë greke kanë diskutuar për raportet miqësore, biznes, kulturë dhe politikë.
„Greqia është një aktor kryesor në rajonin tonë me të cilin ne ndajmë një gamë të gjerë vlerash dhe qëllimesh. Në një takim të përzemërt me kolegun tim Giorgos Gerapetritis, diskutuam marrëdhëniet tona miqësore në biznes, kulturë dhe politikë. Jam mirënjohës për partneritetin tonë!”, ka shkruar ajo.
Greece is a leading actor in our region with whom we share a wide range of values and goals. In a cordial encounter with my colleague Giorgos Gerapetritis, we discussed our friendly relations in business, culture, and politics.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 23, 2023
Είμαι ευγνώμος for our partnership!#UNGA78 pic.twitter.com/JuOgTragBR