MPJD

Gërvalla takon kryediplomatin e Singaporit, diskutojnë për mundësinë e thellimit të raporteve

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, këtë të shtune ka takuar homologun e saj nga Singapori, Vivian Balakrishnan në margjinat e sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Përmes një postimi në platformën social, X, kryediplomatja kosovare, është shprehur shumë mirënjohës për një takim të përzemërt dhe të thellë me Balakrishnan.

Sipas Gërvallës në këtë takim mes tjerash është diskutuar edhe mundësia për të thelluar edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Singaporit në të ardhmen.

“Singapori është një shembull se si shtetet e vogla mund të arrijnë rezultate të shkëlqyera kundër të gjitha gjasave”, ka shkruar ajo.