Kryediplomatja

Gërvalla takoi ambasadorin amerikan, diskutojnë për ngjarjet aktuale

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla është takuar me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Gërvalla ka shkruar në platformën ‘X’, se me diplomatin amerikan ka diskutuar për ngjarjet aktuale.

“Në takimin tim të rregullt me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier, diskutuam për ngjarjet aktuale, perspektivën tonë euroatlantike dhe përpjekjet e përbashkëta të Kosovës së bashku me aleatët e saj në NATO dhe BE për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin për këtë pjesë vendimtare të Evropës”, ka shkruar ajo në ‘X’.

VIDEO BONUS: Glauk Konjufca shpallet i pafajshëm për akuzat për lotsjellësin në Kuvend