Gërvalla takohet me kongresmenin amerikan, mbështetës i madh i Kosovës

Ministrja Donika Gërvalla ka njoftuar se dje pati një takim me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres në Amerikë

Ajo shkruan në Twitter se kanë folur për rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan.

‘’Pati një takim të këndshëm me Kongresmenin RitchieTorres. Diskutuan për disa tema, duke përfshirë rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan. Gjithashtu e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.’’, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që para dy ditësh, Gërvalla e përfaqsoi Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së OKB’së.