Kryeministri Albin Kurti ka qëndruar së fundi në Mynih.
Përgjatë qëndrimit të tij atje ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësuesit e shteteve të huaja. E bashkë me Kurtin e pranishme në një prej takimeve ishte edhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Në takimin e Kurtit me Ministren e Jashtme të Australisë, Gërvalla shihet duke qëndruar në telefon.
Duke mos u brengosur fare për takimin dhe diskutimin që po bëhej në këtë takim, Gërvalla ka vendosur ta injorojë atë duke shikuar se çfarë mund të shihte në telefon.

Situata të ngjashme me Gërvallën pati edhe në takime të tjera, ku një nga zyrtarët e huaj vendosi që të mos i zgjasë dorën fare, duke përshëndetur kështu vetëm Kurtin.
E ministrja Gërvalla së fundi më tepër është përmendur për gabimet e saj të shpeshta në Twitter, ku një prej tyre ishte edhe në 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Pavarësisht gjithë kësaj, Kosova po vazhdon të mbetet prapa sa i përket diplomacisë. Për pesë vite radhazi pati vetëm katër njohje, e në qeverisjen e tanishme nuk është përmendur as edhe një mundësi për njohje të shtetësisë së Kosovës nga ndonjë shtet i huaj.







