Kryediplomatja

Gërvalla reagon: Vuçiq, Daçiq e Vulin duhet të përballen me drejtësinë për gjenocidin në Bosnje e Kosovë

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.

Gërvalla ka shkruar se liderët politikë të Serbisë, duhet të përballen me drejtësinë për gjenocid në Kosovë, Kroaci e Bosnje.

“Rezoluta e OKB-së për Përkujtimin e Srebrenicës është një sinjal i fuqishëm kundër mohimit të gjenocidit nga nacionalistët serbë dhe për të vërtetën dhe drejtësinë për viktimat. Vuçiq, Daçiq, Vulin dhe të tjerët të përfshirë në gjenocidin e Serbisë në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Gërvalla.