Nora Visoka – Weller është rekomanduar që të emërohet shefe e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Greqi. Rekomandimi është bërë përmes një letre të nisur nga kryediplomatja Donika Gërvalla te Komisioni për Punë të Jashtme.
Visoka – Weller, njëkohësisht është edhe bashkëshortja e MarcWeller, personit që e ka këshilluar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në dialogun me Serbinë, raporton Nacionale.
Nacionale ka siguruar letrën në fjalë ku i kërkohet Komisionit Për Punë të Jashtme që të mbajë seancë të mbyllur dëgjimore për të verifikuar plotësimin e kritereve që janë të përcaktuara sipas ligjit.
Ndërkohë, Nacionale mëson se mbledhja e ardhshme e komisionit do të mbahet pikërisht këtë të hënë, me fillim nga ora 11:00.







