MPJD
Gërvalla ngushëllon familjarët e dy viktimave që vdiqën në aksident trafiku në Hungari
Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, i ka ngushëlluar familjarët e dy të rinjve nga Kosova të cilët vdiqën si pasojë e një aksidenti trafiku në Hungari.
Ajo iu ka siguruar familjarëve të viktimave mbështetje institucionale.
“Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e dy shtetasve të Republikës së Kosovës, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, në një aksident trafiku në Hungari. Sapo kontaktova me familjarë të viktimave dhe iu shpreha ngushëllime për humbjen e më të dashurve të tyre”, ka shkruar ajo në Facebook.
“Njëkohësisht i sigurova për mbështetjen institucionale, teksa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani, bashkë me autoritetet hungareze, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për kthimin e trupave të tyre”, ka shtuar ministrja.
VIDEO BONUS: Hapen zyrtarisht korridoret ajrore me Shqipërinë