Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka udhëtuar për në Berlin.

Sipas një komunikate për media nga MPJ, ajo do të marrë pjesë në takimin e mininistrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Pas pjesëmarrjes në Konferencën e djeshme të Koalicionit Global kundër DAESH/ISIS me ftesë të Sekretarit Blinken, të mbajtur në Uashington, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Berlin, ku do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit.” – thuhet në komunikatë.

“Në këtë takim Ministrja Gërvalla do të paraqes qëndrimet e Republikës së Kosovës në raport me Procesin e Berlinit dhe integrimin evropian të Republikës së Kosovës.” – shkruan tutje.