Donika Gërvalla

Gërvalla mohon se ka kërkuar largimin e Rohdes: Sa e pavërtetë aq edhe absurde

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas disa raportimeve se ajo ka kërkuar tërheqjen e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Gërvalla tha se pretendimi se ka kërkuar largimin e Rohdes është sa i pavërtetë, aq edhe absurd.

“Është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj”, shkroi Gërvalla.

Më tej, ajo ka përdorur edhe ironinë, duke thënë se nuk duhet të befasohet askush kur të lexojnë që ajo ka kërkuar edhe shkarkimin e Kancelarit Scholz dhe homologes së saj, Baerbock.

VIDEO BONUS: Pagat e ulëta| Punëtorët e sigurimit fizik në KEK protestojnë sërish në Prishtinë