Gërvalla kundër kërkesës së LDK-së: Nuk tërheqemi nga ky ligj

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla ka shfrytëzuar rrjetin social facebook që të transmetojë mesazhin se qeveria nuk tërhiqet nga Ligji për Zgjedhjet, pavarësisht se përshpejtimi i votimit u pamundësua sot nga opozita.

“Provuam ta procedojmë në procedurë të përshpejtuar mundësinë që mërgata të votojë në ambasada dhe konsullata, por sonte nuk patëm sukses”, shkruan Gërvalla.

Kjo deklaratë është shpërfillje e kërkesës së LDK-së për tërheqjën e Ligjit për Zgjedhjet.

Postimi:

Provuam ta procedojmë në procedurë të përshpejtuar mundësinë që mërgata të votojë në ambasada dhe konsullata, por sonte nuk patëm sukses. Opozita ishte shumë unike në bllokimin e kësaj mundësie. Arsyet i dijnë vetëm ata. Ne nuk tërhiqemi nga ky ligj. Në fund të fundit, edhe në procedurë të rregullt do të votohet dhe atë shumë shpejt. Premtimin tonë do ta mbajmë. Mërgata jonë është thesari ynë më i çmuar dhe ne asnjë herë nuk do të heqim dorë prej saj, ashtu si ajo nuk heq dorë nga Kosova.