Ministrja e jashtme Donika Gërvalla, tha kështu në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Kurti:
“Në aspektin e marrëdhënieve bilaterale mund të themi se rezultatet kanë qenë të prekshme.
Kemi luftuar me sukses fushatën për çnjohjen të Serbisë duke rikthyer madje edhe çnjohje nga e kaluara dhe duke kontretizuar marrëdhëniet bilaterale”, tha ajo.
Ministrja e jashtme Donika Gërvalla, është krenuar me rritjen e ushtarëve të KFOR-it në Kosovë.
Në konferencën me kryeministri Albin Kurti, ajo tha:
“Prania e partnerëve dhe aleatëve tonë, sidomos NATO-s dhe KFOR-it, ka një rëndësi strategjike jo vetëm për Kosovën por edhe për paqen në Evropën Juglindore.
Kontigjenti i KFOR-it, është rritur nga rreth 4500 ushtarë në rreth 5500 ushtarë, pra ka një rritje prej 22 për qind brenda disa javësh.
Kryeministri vuri në pah sfidat në veriun e vendit, mendoj se edhe aleatët tanë e kanë kuptuar se Vuciq dhe Putin janë të gatshëm për çdo eskalim përfshirë edhe luftën, prandaj përkdhelja dhe ledhatimi nuk mund të jenë opsion por vendosmëria për ta mbrotjur paqen”, tha Gërvalla.







