Gërvalla: Jemi vonuar për aplikimin në Këshillin e Evropës, duhej të ndodhte më 2009

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është shumë i vonuar.

Në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7, Gërvalla tha se ky aplikim do të duhej të bëhej që nga viti 2009.

“Unë mendoj që për aplikimin për anëtarësimin për në Këshillin e Evropës jemi vonuar shumë, sepse anëtarësimin do duhej që ta kishim filluar që nga viti 2009. Këshilli i Evropës është një organizëm, mekanizëm që siguron të drejtat e njeriut. Minoriteteve dhe nuk ka asnjë arsye pse Kosova të jetë vendi i fundit i rajonit që nuk është pjesë e Këshillit të Evropës”, tha Gërvalla.

Tutje ajo tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një proces i gjatë.

“Sa i përket përkrahjes politike  të instancave politike tëtë partnerëve tanë, kemi mbështetje të plotë në lidhje me anëtarësimin në Këshillin e Evropës.  Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një proces i gjatë. Shumicës së shteteve ju ka zgjatur vite e vite”, tha Gërvalla.