Video

Gërvalla ia huq fuqishëm, e krahason Gani Jakupin me Rita Orën e Dua Lipën

7 mijë e 500 euro është paga me të cilën Gani Jakupi paguhet nga Qeveria e Kosovës për pozitën këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dikaster ky i cili udhëhiqet nga Donika Gërvalla. Këtë pagë Gërvalla e quajti ‘shumë modeste’.

Ministrja Donika Gërvalla tha se Gani Jakupi nuk është këshilltar i saj, por është i angazhuar në bazë të një kontrate.

Përpos se e quajti “pagë modeste” Ministrja Gërvalla e ka krahasuar këshilltarin e saj me Rita Orën dhe Dua Lipën.

“Zotri Gani Jakupi nuk i ka më shumë borxh Kosovës se sa të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe nuk i ka borxh këtë fushat të jashtëzakonshme që zhvillohet kundër tij unë jam e lumtur që zotri Gani Jakupi si shumë profesionist të tjerë anë e mbanë botës të cilët asnjëherë nuk i kanë shkëputur lidhjet me Kosovën më gjithë suksesin e jashtëzakonshëm që kanë pas në jetën e tyre profesionale më lejoni të përmend Dua Lipën, Rita Ora këto nuk kanë asnjë nevojë të profilizohen përmes Republikës së Kosovës por ta ndihmojnë Republikën e Kosovës që ne të gjejmë kujdesin dhe vëmendjen e merituar në botë prandaj z.Gani Jakupi në kuadër të një kontrate e cila bazohet tërësisht në legjislacionin vendas e cila është një instrument i përdorur në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm në rastin e Jakupit për të arritur objektiva të cilat nuk mund ti arrijmë në rrugë formale zyrtare diplomatike”, është shprehur Gërvalla.