Donika Gërvalla

Gërvalla i mëshon ‘tigrit prej letre’: BE-ja nuk e di as pse i ka vendosur masat e as pse do t’i heq

Ministrja e jashtme Donika Gërvalla, ka kritikuar në terma të ashpër Bashkimin Evropian, për masat ndëshkuese që s’po i heq tash gati një vit.

Gërvalla që më herët e kishte quajtur Bashkimin Evropian ‘Tigër prej letre’, thotë se ‘nuk e dinë as pse i kanë vendosur as pse do t’i heqin’.

“Huliganët e Vuçiqit vijnë në Kosovë sulmojnë fizikisht NATO-n, KFOR-in dhe reagimi i Brukselit, janë masat ndaj Kosovës.

Për mendimin tim ato masa jo vetëm të pakuptueshme dhe të padrejta, por nuk gjen një instancë të BE-së e cila mund të shpjegojë pse janë vendosur masat dhe cilat janë kushtet konkrete për heqjen e tyre, përvec atyre termave të përgjithshme me qëllim që masan të hiqen, pra de-eskalimi.

Përshtypja ime është që, në një përpjekje të dëshpëruar për t’i dalë zot situatës në veri, BE ka marrë masa që nuk e di as pse i ka vendosur as pse do t’i heq, pra nuk kemi rrugëdalje, duhet ta gjej BE-ja”, tha ajo në emisionin Interaktiv të KTV-së.