Ministrja e MPJD-së

Gërvalla falënderon Britaninë: Reagoi menjëherë pas sulmit të 24 shtatorit dhe dërgoi trupa shtesë

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në një konferencë për media me homologun e tij britanik, David Cameron.

Fillimisht Gërvalla tha se është nder dhe kënaqësi që ta presë homoloogun e saj në Kosovë.

“Lordin Cameron gjatë bisedës që e zgjatëm pak më shumë sesa që e kishim planifikuar e njoftova rreth zhvillimit të jashtëzakonshëm të Kosovës në fusha të ndryshme, e sidomos në atë të sundimit të ligjit dhe forcimit të demokracisë në vend gjatë vitit 2023, duke vënë në pah në të njëjtën kohë edhe sfidat me të cilat u përballëm. E falenderova për mbështetjen që i ka dhënë Mbretëria e Bashkuar Kosovës vazhdimisht para dhe pas luftës në Kosovë por vura në pah edhe rolin qendror në ndaljen e gjenocidit të Serbisë në vitet 1998-1999.”

“Duke e njoftuar për aktin e agresionit të hapur të vitit që shkoi shpreha mirënjohjen e thellë për reagimin e menjëhershëm dhe vendosmërinë e treguar të Mbretësisë së Bashkuar pas sulmit të Serbisë kundër Kosovës më 24 shtator dhe dërgimin e trupave shtesë me një mandat të qartë duke e vlerësuar këtë si një sinjal të domosdoshëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit jo vetëm në Kosovë por edhe në tërë rajonin”.

BONUS VIDEO: Rrahman Jasharaj tregon se kur ka qenë nxënës janë rrahur klasë me klasë për shkak të mësueses