Donika Gërvalla

Gërvalla e njofton “në detaje” Schallenbergun rreth “veprimeve destabilizuese” të Serbisë

Sulmi paraushtarak në Banjskë dhe sulmet ndaj KFOR-it në maj të vitit të kaluar, sipas komunikatës të lëshuar për media nga Ministria e Punëve të Jashtme, ishin temë diskutimi mes kryediplomates Donika Gërvalla dhe homologut austriak të saj, Aleksandar Schallenberg.

Mse tjerash, gjithnjë sipas komunikatës, Gërvalla dhe Schallenberg kanë biseduar edhe rreth mundësisë së anëtarësimti të Kosovës në Këshilin e Evropës në organizata të tjera ndërkombëtare.

Njoftimi i plotë:

Ministrja Gërvalla pritet në takim nga homologu austriak, Alexander Schallenberg

Në frymë tejet miqësore, në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, është pritur në takim nga Ministri për Evropë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të Austrisë, z. Alexander Schallenberg, me të cilin diskutuan rreth thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Tutje, Ministrja Gërvalla e njoftoi homologun austriak rreth proceseve të brendshme politike në vend, duke prezantuar progresin e arritur në demokratizim, sundim të ligjit, rritje ekonomike, respektim të të drejtave të njeriut, liri të mediave dhe infrastrukturë moderne për investime ndërkombëtare.

Temë tjetër me rëndësi e diskutuar mes dy mistrave ishte edhe informimi në detaje rreth veprimeve destabilizuese të Serbisë, si sulmi në Banjskë, sulmi ndaj KFOR-it dhe veprimeve tjera që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ministra Gërvalla dhe Ministri Schallenberg biseduan edhe për integrimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare, ndërkohë që Ministrja Gërvalla e falënderoi atë për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.