Rusi

Gershkovich shënon një vit në burgun rus

E premtja mbush një vit që kur reporteri i “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich u arrestua në Rusi me akuza për spiunazh.

Vitin e kaluar, pas arrestimit të tij gjatë një udhëtimi raportues në qytetin e Maleve Ural të Jekaterinburgut, agjencia ruse e sigurisë FSB tha se ai u akuzua për mbledhjen e informacionit mbi “aktivitetet e një prej ndërmarrjeve të kompleksit ushtarak-mbrojtës” në Rusi “për palën amerikane”, raporton Deutche Welle, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet ruse nuk zbuluan asnjë detaj të akuzave dhe nuk dhanë prova.

Gershkovich, WSJ dhe qeveria amerikane i mohojnë të gjitha akuzat. Të martën, ambasadorja e ShBA-së në Rusi, Lynne Tracy i quajti akuzat “kategorisht të pavërteta”.

32-vjeçari mbahet në burgun Lefortovo të Moskës në pritje të gjykimit.

BONUS VIDEO| Kica-Xhelili i nervozon keq deputetët e VV-së: Provojnë ta ndalin me zhurmë