Ditët e vikendit po shfrytëzohen në mënyra të ndryshme nga qytetarët e Kosovës.

Me përmirësimin e temperaturave dhe ditëve me diell, qytetarët kanë përzgjedhur parqet publike për kalimin e ditëve të pushimit.

Parku Nacional ‘Gërmia’, ditën e sotme ka qenë i stërmbushur nga vizitorët e shumtë, përcjell Ballkani.info.

Kjo ka bërë që në orët e pasdites, në dalje të këtij parku të krijohen kolona të gjata të automjeteve. /Ballkani.info