Gerard Pique thuhet se e tradhtoi Shakiran në vitin 2012 me modelen Bar Refaeli?

Po vazhdojnë të dalin në dritë akuza të tjerë për tradhti nga ana e Gerard Piques ndaj Shakiras.

Fotografi Jordi Martin u shfaq së fundmi në rrjetet sociale për të pretenduar se Pique e kishte tradhtuar Shakiran me modelen izraelite, Bar Refaeli.

Sipas fotografit, kjo kishte ndodhur rreth një dekadë më parë, në vitin 2012.

Në videot e postuara gjatë fundjavës, Martin pretendon se ka një mik të përbashkët me Refaelin, i cili konfirmoi se modelja bënte udhëtime të shpeshta në Barcelonë për t’u takuar me Pique.

Në atë kohë, Shakira dhe Pique ishin në një lidhje dyvjeçare dhe ka mundësi që kolumbianja ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me futbollistin në momentin që dyshohet se ka ndodhur tradhtia me Refaelin, pasi kjo dyshohet se ka ndodhur në vitin 2012 dhe Shakira lindi Milanin më 22 janar 2013.

Pretendimet e Martinit i kanë shtuar një tjetër kapitull dramatik ndarjes së diskutueshme mes ish-çiftit.

“Pas një kohe të gjatë, më në fund kam qenë në gjendje të konfirmoj atë që dikur ishte një sekret i hapur. Tradhtia e supozuar e Gerard Piques ndaj Shakirës me Bar Refaelin në vitin 2012”.

“Disa ditë më parë fola me një mik të ngushtë të Bar Refaelit, i cili ka qenë mik i imi prej shumë vitesh, dhe ai mundi të konfirmonte se arsyeja e vizitave të shumta të top-modeles në Barcelonë ishte kjo”.

Programi Socialite (Telecinco) siguroi se modelja, e cila ishte në lidhje me Leonardo DiCaprion midis 2006 dhe 2011, udhëtoi në janar 2012 për të marrë pjesë në Camp Nou në Copa del Rey, një turne në të cilin luante Pique.

Raportimet nga Jordi Martin tregojnë se pas ndeshjeve, Refaeli do të dilte për darkë me disa nga lojtarët e skuadrës. “Nuk e kishim imagjinuar kurrë se ishte Pique sepse Gerard sapo kishte nisur një lidhje me Shakiran”.