E fejuara e Cristiano Ronaldos ka bërë një rrëfim ndryshe për numrin e ri të ‘Grazia’. Ajo ka folur rreth njohjes me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo duke thënë se në fillim sa herë që e shikonte mbushej plot emocione.

“Para tij dridhesha e tëra, por u ndez një shkëndijë” ka thënë Georgina Rodriguez. Më pas Georgina ka deklaruar se ylli portugez është më i miri në botë dhe i të gjitha kohrave.

“Cristiano është i vetmi që arrin të më ‘eksitojë’ gjatë një ndeshjeje futbolli. Kam fatin të jem partnerja e lojtarit më të mirë të të gjitha kohëve. Kur është në fushë të bën të përjetosh një pafundësi emocionesh. Nuk ka rivalë”. tha më tej Georgina.