George Floyd vdiq si pasojë e ngulfatjes, zbulon autopsia private

George Flloyd, afrikano-amerikani vdekja e të cilit ka shkaktuar trazira civile në SHBA, ka vdekur nga asfiksia (mungesa e oksigjenit), është konstatuar përmes një autopsie private.

Ai ka vdekur shkaku i shtypjes së qafës dhe shpinës së tij nga policët në Minneapolis, kanë bërë të ditur ekspertët e mjekësisë ligjore, të angazhuar prej familjes së tij, raporton BBC.

Gjetjet dallojnë prej rezultateve preliminare të autopsisë zyrtare, të kryer nga eksperti mjeko-ligjor i qarkut.

Ajo autopsi nuk ka gjetur prova të “asfiksisë traumatike apo ngulfatjes”.