George Clooney dhe Barack Obama bashkë në Itali (FOTO)

George Clooney dhe ish-Presidenti amerikan Barack Obama, janë fotografuar bashkë në një anije, të dielën në liqenin Como, Itali.

Ata ishin të shoqëruar nga një grup njerëzish. Poashtu, George me vete kishin gruan e tij Amal Clooney.

George dhe Amal kanë një shtëpi në këtë zonë.

Familja Obama, duke përfshirë ish-Zonjën e Parë Michelle Obama, dhe bijat e tyre, janë për pushime në Evropë që disa ditë.

Ata janë parë edhe në jug të Francës dhe kanë udhëtuar rreth Italisë.