George Bush e kishte paralajmëruar Millosheviqin se çfarë e priste nëse e prekte Kosovën
Ish- Presidenti amerikan George H.W Bush, që vdiq mbrëmë në moshën 94-vjeç kishte dhënë një deklaratë të fuqishme për Kosovën. Deklarata e Bushit e dhënë në vitin 1992 kishe bërë bujë të madhe.
Ai i ishte drejtuar Slobodan Millosheviçit se nëse shkakton konflikt në Kosovë, forcat amerikane do të dalin kundër serbëve.
“Në rast të konfliktit në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatshme të përdorin forcë ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në Serbi”, deklaronte Bushi.