Geoana: NATO dhe BE-ja po përpiqen për depërshkallëzim

Zëvendëssekretari i NATO-s, gjenerali Mircea Geoana, ka takuar përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, i cili e ka informuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Geoana ka thënë se bashkëpunimi mes NATO-s dhe BE-së në rajon vazhdon ta bëjë ndryshimin.

“KFOR-i, aleatët si dhe Bashkimi Evropian e OSBE-ja kanë qenë të palodhura në përpjekjet e tyre për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për t’i sjellë të dyja palët në tryezën e bisedimeve, në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka theksuar ai.