Genta Ismajli shijon kohë të mirë me familjen në Zvicër, publikon fotografi krah nënës së saj

Këngëtarja Genta Ismajli tash e një kohë të gjatë është izoluar me familjen e saj në Zvicër, përfshirë këtu edhe të dashurin turk, Huseyin Usta.

Bukuroshja, e cila numëron fansa të shumtë në Instagram, nuk ngurron të ndajë imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Gjatë ditës së sotme (e enjte), ajo ka publikuar një fotografi përkrah nënës së saj, Shpresës, të cilat shfaqen së bashku në makinë.

Në imazhin e ndarë me 436 ndjekësit, e gjithë vëmendja është tek e ëma e Gentës e cila shquhet për sharmin dhe elegancën e saj.

Krahas kësaj, artistja nga Gjilani po e shijon tejet shumë edhe lidhjen e saj të re me partnerin turk, i cili jeton dhe vepron mes Zvicrës dhe Turqisë.

Të njëjtit përmes rrjeteve sociale kanë azhurnuar fansat për çdo aktivitet dhe veprim gjatë kësaj periudhe pandemie globale.

Sa i përket projekteve muzikore, “Zjarr” mbetet kënga e fundit e lansuar nga Genta në mars të vitit që lamë pas, ndonëse u prit mjaft mirë nga publiku.