Genta Ismajli publikon video atraktive derisa vallëzon në pishinë

Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, duket se po i shijon mjaft mirë ditët e para të verës. Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale, e në Instagram ndiqet nga hiç më pak se 400 mijë njerëz.

Zeshkania së fundmi ka publikuar një video atraktive, derisa shfaqet duke kërcyer në mes të një pishine në Meksikë.

https://www.instagram.com/p/BzKG_i7h3bm/

“Netët verore”, ka shkruar ajo krahas videos, ku në plan të parë ka vënë format trupore, për të cilat edhe shquhet. Këngëtarja kujdeset që t’i mbajë sa më në formë linjat, për të cilat edhe ushtron vazhdimisht në palestër.

Në ndërkohë, pëlqimet dhe komentet nuk kanë munguar nga fansat e saj të shumtë.