Genta Ismajli: Jam një artiste e cila ka bërë vepra, që kanë bërë ndryshime në skenën shqiptare

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, ka qenë këtë javë e ftuar në rubrikën “50 pyetje”, në kuadër të emisionit “Prive”.

Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj, ku ndër to ka vënë në pah edhe vlerat e saj si artiste.

E pyetur se çfarë e identifikon atë si Gentë, këngëtarja u shpreh duke thënë se është “e drejtpërdrejtë dhe energjike”.

Tutje, këngëtarja tha se ajo çfarë e veçon si artiste është fakti se ka bërë vepra, të cilat kanë bërë diferencën në skenën shqiptare.

Në pyetjen se çfarë nuk i pëlqen në Kosovë, Genta u tha se është politika ajo çfarë nuk pëlqen në vendin tonë.

Më tej, këngëtarja është shprehur se do donte që një ditë të merrte pjesë në “Eurovision”, dhe se e ka menduar diçka të tillë.

Përgjatë intervistës, Ismajli ka treguar se sa krenare është me familjarët e saj, të cilët kanë luajtur një rol kyç në karrierën e saj të gjatë si artiste.

https://www.youtube.com/watch?v=eJ0y1i1j6D0