Genta Ismajli dhe i dashuri bëjnë tur në Shqipëri, priten nga Stresi

Genta Ismajli dhe i dashuri i saj turk kanë vizituar Shqipërinë dhe këtë e kanë ndarë dhe me ndjekësit e tyre në rrjete sociale.

Së fundi ata kanë zbuluar se pjesë e ‘turit’ rreth vendlindjes së Gentës është bërë edhe reperi i njohur me emrin Stresi.

Ky i fundit duket se i ka pritur dy të dashuruarit dhe e ka ndarë këtë në InstaStory me të gjithë.

Stresi ka postuar një foto me çiftin dhe në gjuhën turke i ka dëshiruar mirëseardhje biznesmenit turk.

Ka gati një vit tashmë që Genta dhe Huseyin kanë bërë publike romancën, dhe javët e fundit kanë qarkulluar lajme edhe për një shtatzëni të këngëtares.