Gent Fatali publikon një pjesë të këngës së re

Këngëtari shqiptar, Gent Fatali, është në përgatitje të projektit të ri muzikor.

Meqë është aktiv në rrjetet sociale, ai së fundmi për fansat e tij ka sjellë një insert të shkurtër të këngës së re.

“Hajde pak më afër, së shpejti”, ka shkruar ai pranë videos së publikuar në Instagram.

“Ma Jolie”, mbetet kënga e fundit e lansuar nga ai që në kanalin zyrtar, YouTube numëron mbi dy milionë shikime.

Ndërsa tani, presim të shohim se çfarë ka përgatitur Fatali për fansat e shumtë nga të cilët mori komente mjaft pozitive.