Gent Cakaj nervozohet kur pyetet se për cilën parti ka votuar në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili është edhe shtetas i Kosovës dhe i cili ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, nuk ka pranuar të bëjë publike votën e tij.

Ai i provokuar nga gazetari Sokol Balla se “vota e tij ka shkuar kot”, meqë sipas tij Cakaj nuk duket se e ka votuar Albin Kurtin, por dikë tjetër, ka reaguar shumë ashpër.

“Asnjë votë nuk shkon kot në demokraci, ky është paragjykim i juaji. Votën time nuk do ta bëjë publike, ajo mbetet nën diskrecionin tim. Ju po thoni diçka që s’ka të bëjë me realitetin”, ka thënë Cakaj, transmeton Ballkani.info.

Po ashtu Cakaj nuk ka pranuar të jep mendim personal se si e sheh Albin Kurtin dhe si e vlerëson atë.

“Unë këtu jam në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë dhe jo si person i zhveshur nga petku politik, prandaj nuk dua të komentoj”, ka thënë ai.

Sipas tij, Albin Kurti është i mirëpritur gjithmonë në Shqipëri. /Ballkani.info/

loading…