Genc Prelvukaj paralajmëron duet me këngëtaren nga Shqipëria

Genc Prelvukaj ka konfirmuar se gjatë javës së ardhshme publikohet bashkëpunimi i radhës.

Genc Prelvukaj ka njoftuar fansat e tij përmes një postimi në Instagram se të martën më 25 qershor do të publikohet dueti me Aurela Gaçen.

Në postimin e bërë këngëtari i bashkangjiti edhe shkrimin: “Te Marten ora 14:00
Furnizohuni me uje mire se nji zjarr i madh po vjen mos thoni qe sju thashë, “Adrenaline” ne bashkepunim me Aurela Gaçen. Kujdes !!! Kjo kange i then xhamat po nuk patet kujdes me nivelin e zanit”.

Si duket Genci po e gjen veten më mirë në bashkëpunime pasi javë më parë ai lansoi edhe duetin ‘Orhidea’ me artistin Essto.
https://www.instagram.com/p/BzD–tMp9nn/?utm_source=ig_web_button_share_sheet