Këngëtari i njohur Genc Prelvukaj ka folur në superlativ përFerat Shalën, një prej figurave më të respektuara brenda Partisë Demokratike të Kosovës. Ai e përshkroi Shalën si “njeriun e pushkës dhe shkencës”, duke theksuar ndërthurjen e veçantë të vuajtjes dhe krenarisë, dijes dhe patriotizmit, forcës dhe mirëkuptimit.

Prelvukaj theksoi se personaliteti i Shalës përfaqëson një shembull të jashtëzakonshëm të përkushtimit ndaj atdheut dhe shoqërisë, duke lënë gjurmë të thella në historinë dhe strukturën e partisë.