bashkëpunimi

Genc Prelvukaj dhe Estto sjellin këngën për Orhidenë

Edhe një këngë e re i është bashkuar një numri të madh që ka ardhur muajve të fundit para publikut.

Këngën e radhës e ka sjell Genc Prelvukaj, por që ka bashkëpunuar me këngëtarin, Estto.

“Orhidea”, titullohet kënga e tyre e re dhe e kanë shoqëruar me një video të veçantë të realizuar nga kompania, Black Fish Entertainment.

Theksojmë se për tekstin e këngës janë përkujdesur vetë dyshja e estradës muzikore gjersa muzikën e ka bërë Estto.

Ndryshe, Genci dhe Estto gjatë verës kanë paralajmëruar edhe disa koncerte që do t’i zhvillojnë në qytete të ndryshme shqiptare dhe evropiane.

Shpërndaje