GeForce Now në dispozicion në pajisjet Android

Nvidia paralajmëroi në gusht se planifikon ta lansojë GeForce Now në pajisjet mobile Android. Shërbimi tani fillon të jetë në dispozicion, por aktualisht vetëm përdoruesit në Korenë e Jugut mund ta instalojnë GeForce Now në Android. Aplikacioni do të duhej të arrinte së shpejti edhe në rajone të tjera.

GeForce Now është shërbimi për streaming të lojërave i Nvidia, i cili renderon lojëra kompjuterike në cloud, dhe pastaj i streamon ato në pajisjen e përdoruesit. Aplikacioni GeForce Now për Android funksionon ngjashëm me PC, Mac dhe Nvidia Shield.

Ata që nuk janë në Korenë e Jugut dhe e duan shërbimin menjëherë, mund ta downloadojnë APK Mirror dhe ta instalojnë aplikacionin në pajisjen e tyre Android.

Për ta përdorur shërbimin GeForce Now, përdoruesit do të kenë nevojë për një llogari të para-aktivizuar Geforce Now për PC ose Mac. Ata që nuk kanë llogari mund ta krijojnë atë në https://www.nvidia.com/en-us/geforce-now/

loading…