Gani Geci është lajmëruar nga Haga, duke treguar se është interivstuar për tri ditë rresht, për 20 orë.
Ish-deputeti i Kuvendit, Gani Geci, nuk ka dhënë detaje nga ky intervistim, por që është parë i shoqëruar nga disa persona.
Geci ka pasur edhe një paralajmërim rreth asaj se kush duhet të frikësohet nga dëshmia e tij.
“Nga dëshmia ime mund të frigohen ata që e kanë shkruar komunikatën 59 dhe ata që kanë dhënë urdhër të vriten Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku. Të tjerët nuk kanë nevojë të frigohen. Për 20 orë, të gjitha pyetjet që kanë pasur prokurorët, unë u jam përgjigjur. Mendoj që komunikata 59 do të zbardhet kësaj radhe, meqenëse më nuk do të merrem me këtë çështje”, ka deklaruar Geci për intervistimit.
Shkrimi i plotë i Gecit:
Të dashur qytetarë,
sot kam përfunduar intervistën time pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializiara të Republikës së Kosovës me seli në Hagë, jam marr në pytetje per tre ditë, plot 20 orë.







