Gecaj i përgjigjet Gashit: Familja politike e Sali Çekajt ishte LDK-ja

Ish-ushtari i UÇK-së, Xhafer Gashi, derisa ka folur në emisioni DPT te Fidani lidhur me Betejën e Koshares ka thënë se Agim Ramadani dhe Sali Çekaj nuk i kishin takuar asnjë grupimi politik.

Kësaj deklarate të Gashit iu është përgjigjur Bajram Gecaj.

Ai në Facebook ka shkruar se është i sigurt se edhe Gashi e dinë që familja politike e Sali Çekajt ishte LDK-ja.

“Jam i sigurt se Xhafer Gashi e di mirë se familja politike e Sali Çekajt ishte LDK. Megjithatë, heronjtë dhe dëshmorët e lirisë vërtetë i takojnë tërë popullit dhe janë frymëzim për të gjitha gjeneratat! Lavdi të gjithë të rënëve për liri”, ka thënë ai.