Gecaj i LDK’së tallet me arsyetimin e xhaxhait të Konjufcës: Ju paska ba dallavere pas shpinës

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’së), Bajram Gecaj ka ironizuar me arsyetimin e xhaxhait të Glauk Konjufcës, Rabit Konjufca, që tha se nipi i tij as nuk e ka ditur për emërimin e tij, teksa ka marrë vesh prej mediave.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Gecaj në mënyrë ironike  ka thënë se “i paska bërë dallavere pas shpinës”.

“Shprejt bre u doli yndyra”, ka shkruar ai.

Më poshtë postimi i plotë i tij.