Gecaj i LDK-së: Sondazhet janë shndërruar në fontanë dëshirash

Bajram Gecaj, zyrtar i LDK-së dhe shef i Kabinetit të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu ka reaguar ndaj një sondazhi të nxjerrur së fundmi ku partia e tij renditet si forcë e tretë politike në vend.

Me anë të një postimi në Facebook, Gecaj ka thënë se këto sondazhe janë shndërruar në “Fontanë dëshirash”.

“Sondazhet janë shndërruar në “fontanë dëshirash”!”, ka shkruar ai.

Sondazhi në fjalë nxirrte VV-në të parën me mbi 41 për qind, ndërkaq që si parti të dytë PDK-në me rreth 20 për qind.