Gecaj i LDK-së gëzohet që Kurti e përkujtoi Aganin, mban shpresë për transformim e liderit të VV-së

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, thotë se është për lëvdatë përkujtimi që e bëri lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, për veprimtarin Fehmi Agani.

Ish këshilltari i Isa Mustafës sa ishte kryeministër, në një postim në Facebook ka shkruar se ky hap i kurtit lë të shpresohet për një transformim pozitiv të Kurtit.

Madje zyrtari i LDK’së këtu përmend Presidentin Ibrahim Rugova dhe i kujton Kurtit se ai dhe Agani ishin ‘binom i pandashëm’.

“Albin Kurti paska përkujtuar sot Dr. Fehmi Aganin. Një gjest ky për lëvdatë që lë të shpresohet për një transformim pozitiv dhe edhe për përsëritje të gjesteve tjera të tilla! Dr. Fehmi Agani dhe Dr. Ibrahim Rugova ishin një binom i pandashëm i lëvizjes sonë për LIRI, PAVARESI e DEMOKRACI!”, ka shkruar Gecaj.

Ndryshe, lideri i VV’së asnjëherë nuk e ka përkujtuar e as nuk ka shkruar te varri i Presidentit Rugova.