Ish këshilltari

Gecaj: Haradinaj ka bërë tradhti kombëtare me Demarkacionin

Çështja e ushtrisë së Kosovës është diskutuar sot në debatin e emisionit Info Magazine ne Klan Kosova në mes të Erolld Belegut të AAK-së dhe Bajram Gecajt të LDK-së.

“Kjo qeveri po mbahet në çështjen e ushtrisë dhe atë të taksës dhe nuk ka asnjë sukses tjetër. Hashim Thaçi po i bën këto veprime të fundit vetëm pse Ramush Haradinaj i ka dhënë atë autoritet. Pse? Analistët kanë thënë se s’ka kapacitet Ramushi. S’qëndron hiç kjo. Haradinaj e ka ditur që në momentin kur shkon në dialog i rrëzohet qeveria, ndërsa ai kërkon të mbetet në qeveri. Këto probleme i ka bë vet kryeministri”, u shpreh Gecaj.

“LDK e ka votuar demarkacionin, e ka votuar edhe ushtrinë, por nuk mundet me e përkrah një dialog që për çdo ditë shantazhohet prej Listës Serbe. Qeveria në këtë proces duhet t’i ketë së paku 51 vota të shqiptarëve”, shtoi ai.

Gecaj po ashtu i dha edhe një epitet ofendues kryeministrit të vendit tonë për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi:

“Ka pasur presion të jashtëzakonshëm mbi Haradinajn nga ndërkombëtarët për ta kaluar Demarkacionin. Tash ai e aprovon demarkacionin komplet njëjtë si atëherë kur e ka kundërshtuar. Nëse unë e kisha pasur gabim, do të kisha dalë për të kërkuar falje. Nëse beson që ke besuar që ke humbur tetë mijë hektarë tokë dhe e ke nënshkruar, ti kë bë tradhti. Tash e ka votuar atë marrëveshje dhe ka bë tradhti kombëtare. Për gjithsecilin që e ka kundërshtuar demarkacionin dhe e ka nënshkruar, është kuptimi i njëjtë”.