Gecaj: Deçani pa kujdes të shtuar ndaj koronavirusit, njerëzit i shtrinin dorën njëri-tjetrit!

Zëvendësministri i punëve të brendshme, Bajram Gecaj, përmes një shkrimi në ‘facebook’, ka thënë se qytetarët nuk po i përgjgijen thirrjeve për masat mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Sipas Gecajt, duhet të kërkohet nga Policia e Kosovës, që të patrullojnë edhe në fshatra dhe jo vetëm brenda qyteteve.

Shkrimi i plotë:

Disiplinë edhe pak ju lutem!

Dr. Naser Ramadani: “Ky fre mund të ndalet në dy javët e ardhshme me ndihmën tuaj. Andaj, na ndihmoni ta frenojmë bashkë me forcë të përbashkët. Virusi nuk ka këmbë, mos ia jepni këmbët virusit që të vij tek ju”!

Unë dje isha në rajonin e Deçanit, por edhe në rrethin e Pejës. Fatkeqësisht, vërejta mungesë kujdesi, pasi që njerëzit i shtrinin dorë njëri-tjetrit, por edhe vëreheshin turma deri në 10 persona në afërsi me njeri-tjetrin. Ju lutem të respektoni rregullat, në veçanti daljet e panevojshme, prekjet dhe distancën në mes individëve, pasi që virusi COVID-19 nuk zgjedhë rreth dhe hapësirë, por shpërndahet si në fshat ashtu edhe në qytet. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Policia e Kosovës të patrullojnë edhe nëpër fshatra!