“Sa gërditshëm me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës”.
Këtë deklaratë e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në marsin e vitit 2020.
Deklarimin e ka rikthyer në vëmendje kandidati i AAK-së për deputet, Gazmend Syla, i cili e ka konsideruar Gërvallën “shpirt të lig”.
“Shih çka shkruan faqezezja për Rexhep Selimin luftëtarin e lirisë. Shpirti i lig dhe i zi jeton nga mllefi dhe inati. Këta e kanë të mishëruar inatin dhe mllefin ndaj secilit që punon, lufton dhe sakrifikon për lirinë e vendit tonë”, ka thënë Syla.
Kujtojmë se saktësisht një vit pasi e publikoi këtë shkrim kundër Rexhep Selimit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla – Schwarz u emërua ministre e Punëve të Jashtme në qeverinë e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.
Në shkrimin e publikuar nga Syla, Gërvalla përdori edhe disa cilësime të tjera të rënda për Lëvizjen së cilës më pas iu bashkua.
“Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskretituara të botës së krimit”, thoshte në atë kohë Gërvalla.








