Gazmend Muhaxheri prezanton projektin për Shkollën e Artit “Odhise Paskali”

Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka prezantuar projektin për Shkollën e Artit “Odhise Paskali” përmes modelit të digjitalizuar në 3D.

“Nëse zgjedhni një shkollë arti, “Odhise Paskali” padyshim se është një shkollë e specializuar arti”, tha Muhaxheri.

Muhaxheri tha se nxënësit aty do të krijojnë një botë më të mirë përmes artit.

“Nxënësit aty nuk do të jenë vetëm për të krijuar vepra arti, por edhe do ta krijojnë një botë më të mirë përmes artit”, theksoi Muhaxheri.

Bashkëngjitur mund ta shikoni këtë projekt në 3D.