Gazetarja e RTK-së, Nep Qorraj, i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pasi punëtorët e Radiotelevizionit Publik të Kosovës ende nuk i kanë marrë pagat.

Zonja Qorraj e cila për gjashtë muaj ka pasur trajtim me kimioterapi, thotë se asnjëherë nuk e ndali punën.

“Po gjatë kësaj periudhe, ju nuk keni arritur të bëni asnjë nga punët me të cilat obligohen, pasi keni fituar votën e qytetarëve. Nëse raporti mujor i punës me del me +300 lajme të prodhuar në gjendjen që jam, ndërsa i juaji ka ngelur në vendnumëro, atëherë si ka mundësi që ju vazhdoni të paguheni për mos-punë, ndërsa unë dhe kolegët e mi nuk paguhemi, edhe pse punojmë”, ka shkruar ajo. /Ballkani.info/