Gazetarja e CNN-it mbulohet për të raportuar nga Kabuli, e rrethuar nga talibanët

Gazetarja e mediumit amerikan CNN, Clarissa Ward, është mbuluar me hixhab, për të raportuar për ngjarjet e fundit në Kabul.

Ward është parë me mbulesë në lidhjet direkte në CNN, derisa po raporton për situatën në Kabul, pasi talibanët kanë pushtuar Afganistanin.  

Ajo po ashtu ka publikuar fotografi nga Kabuli, ku shihet e rrethuar me talibanë.

Ndryshe, talibanët kanë pretenduar fitoren në Afganistan, më 15 gusht, pasi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit, Kabulit, pas gati 20 vjetëve të dhënies fund të prezencës ushtarake të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.