Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në pyetjen e gazetares së “Wall Street Journal” se a dëshiron Rusia të qeverisë botën, ironikisht është përgjigjur “natyrisht”.

Gazetarja e WSJ ka i ka thënë Putinit se shumica në Perëndim e shohin Ryusinë si kërcënim dhe mendojnë se ai si president i Rusisë dëshiron të qeverisë botën, kështu që ka thënë se dëshiron ta dijë nëse kjo është kështu.

“Po, natyrisht”, ia ka kthyer me buzëqeshje Putini, transmeton Ballkani.info.

“E dimë ku është qëndra e cila tenton të qeverisë me botën, e ajo nuk gjendet në Moskë”, ka thënë Putin në konferencën vjetore.

“Kjo është e lidhur me rolin udhëheqës të SHBA-ve në ekonominë botërore dhe buxhetin për mbrojtje. SHBA shpenzon më shumë se 700 miliardë dollarë në vit për mbrojtje, kurse ne 46 miliardë. Dhe ju mendoni se qëllimi ynë është që të qeverisim botë”, ia ka kthyer me pyetje Putin gazetares. /Ballkani.info/